AKB vlerëson pakon ekonomike të qeverisë së Kosovës

AKB vlerëson pakon ekonomike të qeverisë së Kosovës

Aleanca Kosovare e Biznesit e ka vlerësuar si bazë të mirë miratimin e 15 masave për rimëkëmbje ekonomike me vlerë 365 milionë euro për fillimin e mbështetjes së sektorit privat.

“Krizën ekonomike mund të shuaj vetëm Qeveria e Kosovës me masa konkrete sikur vendimet fundit në mbledhjen e qeverisë, por nuk duhet të ndalet sepse dëmet ekonomike deri në fund të vitit do të jenë trefis më të mëdha se kjo mbështetje fillestar”, tha në një prononcim për Kosova.info, kreu i Aleancës së bizneseve Agim Shahini.

Sipas tij falja e ndëshkimeve dhe lehtësirat tjera të barrës tatimore dhe riprogramimi i tyre është çlirim për biznese dhe qytetarët e Kosovës. 


MË SHUME NGA Aktuale