10:21 / 15.08.2020
Mediat spanjolle pas humbjes së Barcës: “Turp”, “Poshtërim historik”…
Sikur të mos mjaftonin tetë golat e Bayern Munich. Janë tani mediet kryesore në Spanjë, që kanë ‘gozhduar’ Barcelonën, për eliminimin e turpshëm nga Liga e Kampionëve.
Katalanët përjetuan një nga netët më të errëta të historisë së tyre, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich në Lisbonë.
“Poshtërim historik”, shkruan AS, që paraqet një fotografi të Lionel Messit në ballinën e tyre, përcjell lajmi.net.
Titull të njëjtë ka pasur edhe Sport.es
Në anën tjetër, MundoDeportivo, e ka cilësuar fund të turpshëm të këtij cikli të Barcelonës.
“Fundi i Turpshëm i ciklit”, është titulli i Mundo Deportivo.
“TURP”, është fjala e vetmja e Marca në ballinën e tyre.























