Kryeministri urdhëron ndaljen e punimeve afër Manastirit të Deçanit
BKT
Lajme

Kryeministri urdhëron ndaljen e punimeve afër Manastirit të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se me kërkesë të kryeministrit  Avdullah Hoti, Ambasadave të huaja në vend dhe KFOR-it janë pezulluar përkohësisht punimet në rrugën Deçan-Plavë.

"Mbrëmë në orët e vona ne kemi vendos sipas kërkesës së kryeministrit Hoti që me i pezulluar punimet dhe po ashtu sot në orën 13:00 i kemi pezulluar këto punime edhe me insistimin e shumë ambasadave dhe të gjeneralit të KFOR’it me qëllim që me jep një hapësirë kohore deri ditën e hënë ku më kanë premtuar se do e zgjidhin këtë kontekst”, tha Ramosaj për T7 duke treguar se punimet do të rifillojnë në fillim të javës së ardhshme.

Një kërkesë të tillë për pezullim pune, Ramosaj thotë ta ketë pritur për shkak të takimit të 2 shtatorit në Washinton.

“Kjo ka qenë e pritshme nga ana ime për shkak se sa herë që shteti ynë është përballë me ndonjë mbledhje të rëndësishme, zëri i Manastirit dhe i akterëve të Manastiruit ka qenë po i njëjti. Ka qenë komplet e kalkulume sidomos pasi e kanë marrë vesh se më datën 2 shtator do të jetë dialogu në Shtëpinë e Bardhë ku Kosova do të jetë prezentë”, theksoi ai.

Kërkesat e tilla për pezullim janë të papranueshme për të parin e komunës së Deçanit. Tha se zhvillimi ekonomik vetëm ndikon pozitivisht edhe në trashëgiminë kulturore.

 


MË SHUME NGA Lajme