12:18 / 16.08.2020
Gjiganti turk e do Santon, ja sa kërkon Roma
AS Roma dhe Davide Santon duket së do të ndajnë rrugët gjatë kësaj verë, raporton RTKLive.com.
Sipas mediave italiane, klubi turk Besiktas është e interesuar për mbrojtësin e ‘romakëve’.
Krerët e Besiktas synojnë gjatë tregut të kësaj verë, të sjellin në Stamboll disa përforcime.
Në listën e skuadrës turke është edhe Santon. Roma mësohet së kërkon 5 milionë euro për lojtarin.
Besiktas dhe skuadra italiane shumë shpejtë pritet të nisin negociatat për transferimin e mundshëm te Santon në Stamboll. /rtklive.com/























