KOSOVA ËSHTË TEST PËR MORALIN E KARAkTERIT TË IZRAELIT
BKT
   Analiza & Opinione

KOSOVA ËSHTË TEST PËR MORALIN E KARAkTERIT TË IZRAELIT

Nga Alush Gashi dhe DavidL.Phillips

Hebrenjtë dhe shqiptarët ndajnë fatin e vuajtjeve dhe persekutimeve. Prijësit shqiptarë duke vizituar përkujtimoren ne Yad Vashem dhe lutur para flakës së përjetshme kanë shprehur nderimet ndaj hebrenjve të cilët janë vrarë gjatë Holokaustit. Izraeli duhet nderuar viktimat e spastrimit etnik në Kosovë duke njohur pavarësinë dhe lidhur marrëdhënie diplomatike.

Në vitet 1990 mbi 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe afro një milioni u zhvendosën si rezultat i agresionit serb. Goditja e shqiptarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, sipas Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Parandalim dhe Dënim të Krimit Gjenocid, i plotëson kriteret e definicionit për gjenocid. Konventa është miratuar unanimisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në vitin 1948, për të parandaluar që mos t’iu ndodhi tjerëve që i ndodhi hebrenjve të Evropës.

Kosova mund të mos ekzistonte sikur komuniteti hebraik anë e kënd botës të mos luante rolin kyç në kundërshtim të Serbisë në planet e tyre barbare të deportimit të popullatës shqiptare më qellim të ndërrimit të përbërjes demografike të Kosovës. Lutjet e Elie Wiesel dhe prijësve tjerë hebrenjë shpien te intervenimi i NATO-s në vitin 1999, duke parandaluar eskalimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, çliruan Kosovën nga tirania serbe, dhe vendosën Kosovën në rrugë të pavarësisë.

Pas gati një dekade të qeverisur nga OKB-ja Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Legalitetin e këtij vendimi u fuqizua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Deri më sot, 111 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë lidhur marrëdhënie diplomatike, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 24 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, vërehet mungesa e Izraelit në listën e vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Njohja e Kosovës nga Izraeli do të afirmonte përkushtimin për drejtësi dhe etikë në marrëdhënie ndërkombëtare. Njohja do të kishte dobi praktike, duke fuqizuar ndërtimin e paqes dhe pajtueshmërisë në Kosovë, shtetin më të ri në Evrope që ende vazhdon përpjekjet për tu shëruar nga agresioni i Serbisë.

Në vitet 1990, Qeveria e Serbisë dërgoi në Kosovë forca ushtarake, policore, dhe paramilitare. Mbylli institucionet demokratike vetë-qeverisëse. Protestuesit paqësore për demokraci janë rrahur, burgosur, dhe vrarë. Serbia ndaloi mediumet dhe arsimin në gjuhë shqipe. Dëboi nga puna mjekët dhe mësuesit. Fshatrat i kallën flakë. Ekzekutuan pleq, gra, dhe fëmijë.

Trashëgimia e Serbisë në Kosovë është gjetur në varreza masive si dhe në shumë tregime individuale të vuajtjeve. Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve sipas modelit të Tribunalit të Nurembergut, gjykoi zyrtaret serb për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Megjithatë,ato gjykime nuk janë të mjaftueshme. Sepse afro 1700 Shqiptarë të Kosovës ende janë të zhdukur. Kështu që nuk mund të këtë pajtim për familjet e të zhdukurve deri sa Serbia të zbuloi fatin e tyre dhe sjellë mbetjet mortore të të dashureve të tyre.

Në vend pendimi, Serbia në mënyrë cinike ka shpallur fushatën e dekurajimit të vendeve që të njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, duke punuar me Rusinë bëjnë presion ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën që ta “ç’njohin” atë. Vlen të theksohet së Qeveria e Serbisë e ka mirëpritur “Ambasadën e Shtetit te Palestinës” ne Beograd.

Serbia mendon së më obstruksion mund ta detyrojë Kosovën të kthehet. Ky fiksion duhet zhdukur; Serbia në mënyrë të pakthyeshme e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve të shkaktuar nga Sllobodan Millosheviqi. Kosova ndoshta është shtet i vogël me vështirësi, por kurrë nuk do t’i bashkohet Serbisë. Për shqiptarët e Kosovës, sugjerimi që të bashkohen me Serbi është i njëjtë sikur t’u kërkohet hebrenjve që shpëtuan nga Holokausti që të pajtohen të jetojnë nën pushtetin Nazist.

Për befasinë tonë fushata dhe presioni i Serbisë ka dekurajuar shumë shtete për normalizim të marrëdhënieve më Kosovën. Ka krijuar frikën se njohja e Kosovës mund të vendosë precedent për situata tjera, duke përfshirë edh Palestinën dhe ndarjen e saj nga Izraeli.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se rasti i Kosovës është “ sui generis”, nocin ligjor që do të thotë unik. Njohja jo vetëm që nuk do të ishte mbështetje ndërkombëtare  për Palestinë, apo që mund të dukët si mbështetje për ndarje legale të regjionit Bask nga Spanja ose të turqve nga Qipro.

Njohja është shumë më tepër se sa simbolike. Do të kishte edhe dobi praktike, nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në lehtësimin e BE-së. Njohja e Kosovës nga Izraeli është me rëndësi për stabilitetin e Evropës Juglindore dhe pajtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do t’i fuqizonte kredencialet e Izraelit si ithtar i drejtësisë. Do të ngriste autoritetin moral, duke bërë deklaratë të fuqishme për solidaritetin me viktima të një populli të shtypur. Thënia “KURRË MË” nuk duhet të trivializohet.

Ashtu siç Izraeli që lindi nga hiri i Holokaustit, Kosova ka lindur nga vuajtjet e mëdha. Vendosja e marrëdhënieve më Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit.

Alush Gashi dhe David Phillips i bëjnë thirrje Izraelit të njoh ...

An Interview With Kurdish Scholar David Phillips

(Alush Gashi, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës. Ka shërbyer Ministër i Shëndetësisë dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës. DavidPhillips, udhëheq Programin e Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave. Ka shërbyer si Drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Humanitet Elie Wisel)