09:39 / 18.08.2020
Kosovarët s’i ndal virusi, edhe sot fluks i madh makinash drejt Shqipërisë
Ndonëse kohë pandemie, qytetarët e Kosovës vazhdojnë me të madhe ta vizitojnë bregdetin shqiptar.
Edhe sot janë parë një fluks makinash në kufirin Kosovë-Shqipëri duke shkaktuar kolona në mëngjesin e kësaj të marte.
Ndërkohë, dje në vend janë raportuar edhe 129 raste të reja me Covid-19.























