Zyrtari i PDK-së: Sukses i radhës i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
BKT
Lajme

Zyrtari i PDK-së: Sukses i radhës i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e arritur sot në mes të LSDM-së dhe BDI-së, si fitues legjitim të zgjedhjeve të mbajtura kohë më parë, është vlerësuar si një e arritur e radhës nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj, i cili ka vlerësuar se një tjetër e arritur e radhës nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët votuan për kryeministrin e parë shqiptar dhe ia dolën, i cili do ta ushtrojë detyrën për 100 ditë. Kryeparlamentari dhe ministri jashtëm (për herë të parë) po ashtu, shqiptar”, ka shkruar Xhemaj në Facebook.

Sipas tij, qytetarët nuk u mashtruan nga thirrjet qëllimkëqija e propaganduese për t’i ndarë shqiptarët, që fatkeqësisht u përkrahën publikisht edhe nga parti politike në Kosovë.

“Për ne, janë me interes të drejtat e shqiptarëve dhe jo fatet e partive politike. Urime shqipe”, ka shkruar më tej Xhemaj në Facebook.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme