Bolton: Takimi i 2 shtatorit, ndihmesë në negociatat Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Bolton: Takimi i 2 shtatorit, ndihmesë në negociatat Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një bashkëbisedim me drejtorin e “National Press Club”, mes shumë çështjeve të diskutuara, i është përgjigjur edhe rreth takimit të 2 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu mes, tjerash, Bolton i është përgjigjur edhe pyetjes së Gazetës Express rreth takimit të 2 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta Express është interesuar të dijë se cilat janë pritjet e Boltonit nga një takim i tillë dhe nëse ai pret që palët të arrijnë në Washington një marrëveshje finale, e cila do të ishte një kombinim i çështjeve ekonomike dhe atyre politike.

Boltoni ka thënë se takimi i 2 shtatorit do të jetë një mundësi shumë e mirë për Trumpin që të bëjë fushatë, derisa thotë se shpreson që një zhvillim i tillë në Shtëpinë e Bardhë të ndihmojë palët në procesin e bisedimeve.

“Mendoj se kjo do të ishte një fushatë e mrekullueshme për presidentin Trump. Shpresoj që kjo të ndihmojë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bolton.


MË SHUME NGA Lajme