19:43 / 18.08.2020
Kadri Veseli: Kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj, historike
Marrëveshja e sotme e fituesve të zgjedhjeve, BDI dhe LSDM, është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje. Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje, shkruan në facebook lideri i PDK-së Kadri Veseli.























