20:10 / 18.08.2020
Pas 6 muajsh, ende pa aktakuza të konfirmuara nga Specialja
Fundi i gushtit shënon kohën kur bëhen gjashtë muaj që nga dorëzimi i aktakuzave të para në Gjykatën Speciale për ish- ushtarët e UÇK-së.
Edhe pse është afruar afati gjashtëmujor që ka gjyqtari për të konfirmuar apo rrëzuar ato aktakuza, nga Specialja ende nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë vendim. Por ka lënë të hapur që ato aktakuza, edhe pas konfirmimit, mund të mbeten sekret.
Avokatët, në anën tjetër, pranojnë se fundi i këtij muaji, pra muaji gusht, mund të jetë me zhvillime nga Gjykata Speciale./RTKLive























