Ligji për Gjykatën Speciale, mund apo jo të plotësohet
BKT
Lajme

Ligji për Gjykatën Speciale, mund apo jo të plotësohet

Lidhur me këtë çështje, ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, deklaroi se ky ligj është ligj i veçantë, i cili është mbi ligjet e Kosovës dhe është në Kushtetutën e Kosovës.

Tutje, ai shtoi se “mënyra e aprovimit të këtij ligji në Parlament është “sui generis”, sepse është aprovuar në mënyrë të veçantë, sepse është derivat i një marrëveshjeje ndërkombëtare, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës”, deklaroi Kryeziu në emisionin Debat, në RTK.

“Për këtë arsye edhe procedura e ndryshimit, ose procedura e amandamentimit është shumë e veçantë për shkak se ky bart edhe elementin kushtetues. Paraprakisht është dashur të ndryshohet ose të amandamentohet Kushtetuta e Kosovës me nenin 162 e pastaj të miratohet ligji i veçantë, siç e quajmë ne, për Dhomat e Specializuara dhe për Prokurorinë e Specializuar./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme