Thaçi: Shqiptarët janë faktor në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin
BKT
Lajme

Thaçi: Shqiptarët janë faktor në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.

Ai ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes BDI’së së Ali Ahmetit dhe LSDM’së së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”.


MË SHUME NGA Lajme