06:27 / 19.08.2020
Dy mije familje përfitojnë ndihmë nga UNDP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, financuar nga Dukata e Madhe e Luksemburgut, si reagim i menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, do t’i dorëzoj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kuponë që do t’ushpërndahen 2 mije familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale.
Ceremonia e dorëzimit të këtyre kuponëve, ku i pranishëm do të jetë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do të mbahet më 19 gusht 2020, në ora 10, në ambientet e jashtme të MPMS-së.























