Ngjarjet e datës 19 gusht
Ngjarjet e datës 19 gusht 2010
10:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, i dorëzon ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kuponë që do t’u shpërndahen 2 mijë familjeve që janë përfituese të skemës së ndihmës sociale. (Ambientet e jashtme të MPMS-së)
10:00
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, viziton Zonën Ekonomike në Suharekë. Më pas ai viziton edhe disa bizneseve në Prizren. (Zona Ekonomike, Suharekë)
10:00
Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, voton për zgjedhjen e rektorit të ri. (Rektorati i UP-së)
11:00
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, feston ditëlindjen e 74 të ish-presidentit amerikan Bill Clinton. (Selia e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Prishtinë)
11:00
Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë lidhur me shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave, nga ana e kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka. (Zyrat e degës së PDK-së, Prizren)























