Bayern-Lyon, ja formacionet zyrtare
BKT
Sport

Bayern-Lyon, ja formacionet zyrtare

Sot në orë 21:00 do zbulohet skuadra e fundit finaliste që do presë në finalen e Championsit PSG-në.

Bayern Mynihu dhe Lyoni do përplasen mes tyre për një vend në finalen e shumëpritur.

Janë zbuluar formacionet, dhe të dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët më në formë për këtë sfidë.

Trajneri i Lyonit, Garcia ka vendosur ti besojë sërish Kornetit që bëri një paraqitje mjaft të mirë kundër Mançester Sitit. Gjithashtu për ekipin francez do ta nisë nga fillimi edhe Memfis Depay. Nuk mungon as njeriu i momentit tek Lyoni, Aurar që do e nisë nga fillimi takimin.

Në krahun tjetër trajneri i Bajern Mynihut, Flick nuk ka bërë ndryshime dhe në fushë do jenë të njëjtët lojtarë që turpëruan Barcelonën 8-2. Sulmi do përbëhet nga Lewandowski që do mbështet nga Myler, Gnabri dhe Perisiç.