Tronditet Interi, Lukaku mund të transferohet te Real Madridi
Ndërsa Interi po përgatitet për finalen e “Europa League”, e planifikuar të luhet të premten kundër Sevillas, një lajm “bombë” vjen nga Franca.
Real Madridi po mendon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. Dhe, sipas portalit francez “Le10Sport”, Romelu Lukaku është një nga objektivat e “Los Blancos”.
Belgu ka qenë deri më tani forca lëvizëse e zikaltërve në sezonin aktual, duke shënuar shumë gola për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.
Sigurisht, shpërthimi tek Interi vetëm sa e laton figurën e këtij sulmuesi, i cili ka spikatur në skenën e futbollit evropian edhe përmes kombëtares së tij, Evertonit dhe Manchester Unitedit.
Sulmuesi belg shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar 33-vjeçarin Karim Benzema në “Bernabeu”, megjithëse qëllimet e vërteta të Florentino Perez do të ishin Mbappe dhe Haaland.
Lukaku dhe Sadio Mane konsiderohen si alternativë për majën e sulmit të bardhë, pasi Benzema të hapë krahun në atë pozicion.























