Lyon-Bayern Munich, kështu mbyllet pjesa e parë
BKT
Sport

Lyon-Bayern Munich, kështu mbyllet pjesa e parë

Bayern Munich e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Lyonit, me epërsinë prej 2-0, në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze dhe ‘bavarezët’ po përballen në ndeshjen që çon në finalen e madhe të garës më masovike në Evropë.

Gnabry (18’, 33’), shënoi dygolësh për avantazhin e skuadrës gjermane prej 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë janë afër për të siguruar finalen e kësaj garë, ku i pret PSG-ja.