Dorëzohët manuali për rifillimin e punës edhe në ambiente të mbyllura
BKT
Lajme

Dorëzohët manuali për rifillimin e punës edhe në ambiente të mbyllura

Hoteliere Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, ne krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor egzekutiv sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.

U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie. “Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre.

Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja.


MË SHUME NGA Lajme