15:40 / 20.08.2020
Ndeshja Tre Penne - Gjilani mund të luhet nesër
Gjilani ka bërë të ditur që ndeshja ndaj Tre Pennes do të zhvillohet nesër.
Futbollistët bardhekuq do të ri-testohen, me shpresë që nuk do të ketë më raste pozitive me koronavirus.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem. Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”, njofton zyra për media e SC Gjilani.























