17:00 / 20.08.2020
Daniele Orsato drejton finalen Champions League
Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se do të jetë Daniele Orsato ai që do të drejtojë finalen e Champions League mes Bayern Munchen dhe PSG-së.
Ndeshja e shumë pritur do të zhvillohet ditën e diel në orën 21:00 në stadiumin “Estadio do Sport Lisboa e Benfica”.
44-vjeçari është një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe kjo do të jetë hera e parë që UEFA i beson atij një ndeshje të këtij niveli.
Italiani ka drejtuar tetë ndeshje në këtë sezon të Championsit, përfshirë këtu dhe takimin e parë mes Real Madridit dhe Manchester City.
Orsato ka drejtuar dhe një ndeshje çerekfinale të Europa League si dhe sezonin e kaluar ishte gjyqtari i katërt në finalen mes Chelsea dhe Arsenalit.























