Raka: Testimi te sportistët tanë, faktori kohë ka luajtur rolin e vet
BKT
Lajme

Raka: Testimi te sportistët tanë, faktori kohë ka luajtur rolin e vet

Çështja e parë është inkubacioni, që nënkupton momentin prej kur futet virusi në organizmin e njeriut deri te shfaqja e shenjave të simptomeve të virusit.

"Inkubacioni te COVID-19 zgjat prej 2-14 ditë. Shumica e njerëzve simptomat shfaqen pas 5 ditësh", sqaroi infektologu Lul Raka.

“Nëse tani merr nga unë infeksionin menjëherë nuk shfaqet simptomi i infeksionit, por pas dy ditësh, ndërkohë që UEFA bën testimin pas 72 orësh, ngase dihet që virusi është mikroroganizëm i gjallë që zhvillohet shumë shpejtë dhe ndryshon”, shtoi Raka për rastin e testimit të futballistëve të KF Prishtina, që kanë dalë 8 futballistë me COVID-19.

Eshtë me rëndësi koha e testimit, prandaj ata futballistët që kanë dalë pozitivë atje, kanë dalë edhe te ne brenda 24 orëve, sqaroi Raka për Imazh. RTKLive


MË SHUME NGA Lajme