19:00 / 20.08.2020
Presidenti dekreton tre ligje, një nga ta, ligjin për luftimin e Pandemisë
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka bërë sot dekretimin e tre ligjeve.
Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
Kështu ka njoftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim ne rrjetin social facebook.
“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shtuar presidenti.























