23:17 / 20.08.2020
“Dridhen” tifozët e Realit, Benzema stërvitet me topin e Juventusit
Ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të bërë diferencën. Karim Benzema mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Juventusi!
Sulmuesi francez, ka postuar në faqen zyrtare të “Instagramit”, një video teksa shihet duke u stërvitur nga shtëpia, por ajo që bie në sy është një top i Champions League ku duket qartë logo e klubit italian.
Një detaj tepër interesant që nuk ka kaluar pa vëmendje në rrjetet sociale e që ka ngritur menjëherë zëra për një transferim të Benzema tek Juventus.
























