12:37 / 21.08.2020
Ylli i Marseille preket nga koronavirusi
Këtë të premte do të nisë sezoni i ri 2020-2021 në Francë me sfidën Bordeaux-Nantes, por pavarësisht kësaj problemet për shkak të COVID-19 janë të shumta.
Marseille po preket në masë nga koronavirusi dhe për këtë arsye skuadra e Andre Villas Boas nuk do të zbresë në fushë për javën e parë të kampionatit. Ka shkuar në 5 numri i rasteve me COVID-19 te OM.
I fundit, është kapiteni dhe ylli i skuadrës, Dimitri Payet. Numri 10 i ekipit është rasti i pestë me COVID në testet e fundit, pas Jordan Amavi, Steve Mandanda, Maxime Lopez dhe Valentin Rongier.
L’Equipe arriti të zbulojë fillimisht se ka dhe një rast të pestë pozitiv me COVID te Marseille, ndërsa RMC ka konfirmuar se është pikërisht 33-vjeçari Payet ai që ka rezultuar pozitiv.























