Barca në aksion, Depay transferimi i parë i Koemanit?
“Timonieri” i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, po e projekton skuadrën për edicionin e ri.
Holandezi po synon që ta sjell në “Camp Nou” futbollistin e Olimpique Lyonit, Memphis Depayn.
Koeman e di shumë mirë cilësitë e Depayt pasi që e ka drejtuar këtë lojtar të Kombëtarja e Holandës.
26 vjeçari është njëri nga lojtarët kyç të Lyonit dhe sipas mediave në Spanjë kjo është edhe dëshira e parë e Koemanit te Barcelona.
Tekniku holandez po mundohet ta ndërtojë një skuadër sa më të fortë, pasi nga edicioni i ri rrezikon ta humbet Leo Messin, i cili sipas gjasave do të largohet nga Camp Nou.
Ndryshe, skuadra katalane njofton se Henrik Larsson dhe Alfred Scheruder, do të jenë asistentët e Ronald Koeman, përcjell lajmi.net.
Henkrik Larsson, një sulmues legjendar i Suedisë, në të kaluarën ka veshur fanellën e Barcelonës, ndërsa Alfred Schreuder, ka drejtuar Hoffenheim dhe Twente.























