Tre Penne-Gjilani, ky është gjyqtari kryesor i ndeshjes
Gjilani sot shkruan një faqe të re në historinë e klubit, pasi do ta luajë ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.
Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Penne.
Para takimit, Gjilani ka pranuar lajme të mira nga Instituti i Shëndetësisë në San Marino. I gjithë ekipi doli negativ në ritestim për “COVID-19”, teksa në mesin e tyre ishte edhe futbollisti Jackson Ferreira, i cili ishte i karantinuar për shkak të qëndrimit me Shend Kelmendin në një dhomë, futbollisti që doli pozitiv në dy testet për ‘koronavirus’.
Ndërsa nga UEFA, ndarja e drejtësisë i është besuar gjyqtarëve nga Ishujt Faroe, ‘bilbilin’ kryesor pritet ta ketë Alex Troleis, me asistent Dan Petur Pauli Hojgaard dhe Jorleif Djurhuus. Kurse gjyqtari i katërt Eiler Rasmussen.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të San Marinos, “Stadio Di Olimpico Serrvalle”, me fillim nga ora 20:00.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka rikonfirmuar për transmetimin direkt të ndeshjes.























