Hoti: Rexhepin do ta kujtojmë për vlerat intelektuale dhe patriotike
BKT
Lajme

Hoti: Rexhepin do ta kujtojmë për vlerat intelektuale dhe patriotike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepin në tre vjetorin e vdekjes.

Hoti ka thënë se Rexhepi do të kujtohet përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale.

“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ish-kryeministrin Rexhepi e kanë përkujtuar figura të ndryshme politike në Kosovë dhe Shqipëri.

 

 


MË SHUME NGA Lajme