21:26 / 21.08.2020
Haradinaj: Për postin e Presidentit nuk e prishim koalicionin me LDK-në
Kryetari dhe i kandiduari për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka ndërmend prishjen e koalicionit me LDK-në në rast se të hënën nuk merren vesh me partinë e koalicionit qeverisës.
Ish-kryeministri ka shuar dilemat për prishjen e mundshme të koalicionit me LDK-në për shkak të postit të Presidentit, pasi sipas tij, do të vjen koha kur do të flasin për këtë post, transmeton Indeksonline.























