Kryeredaktorja e televizionit rus thërret për okupim të Bjellorusisë
BKT
Lajme

Kryeredaktorja e televizionit rus thërret për okupim të Bjellorusisë

Se Rusia është shtet totalitar ku nuk bëhet fjalë për media të lira e dëshmon e cicërima në Twitter, për protestat në Bjellorusi, e kryeredaktores së mediave shtetërore ruse, RussiaToday dhe RossiyaSegodna, Margarita Simonyan.

Kryeredaktorja e televizionit propagandistik të Putin thërret për okupim të Bjellorusisë

Se Rusia është shtet totalitar ku nuk bëhet fjalë për media të lira e dëshmon e cicërima nëTwitter, për protestat në Bjellorusi,  e kryeredaktores së mediave shtetërore ruse, RussiaToday dhe RossiyaSegodna, Margarita Simonyan.

Nëcicërimën e saj nëTwitter, Margarita Simonyan, kishte kërkuar që Rusia duhet të dërgojë ushtrinë e saj në Bjellorusi, për të zgjedhur problemet e presidenti AleksanderLlukashenko me protestuesit paqësorë bjellorusë.

Margarita Simonyan, në cicërimën e sajfjalën ushtri e kishte zëvendësuar me “Njerëz të sjellshëm”, term i cili kishte filluar të përdoret nga mediat rusenë mars të vitit 2014, gjatëfillimit tëokupimit të Krimesë.

Kur ushtarakët rusë kishin filluar të lëviznin rrugëve tëKrimesë, në uniformat e tyre nuk kishin shenja identifikuese dhe nga mediat ruse kishin filluar të quheshin “Njerëz të sjellshëm”. Pjesa dërmuese e trupave ushtarake ruse që ishin dërguar në Krime ishinpjesëtarë të njësive speciale të Ushtrisë ruse dhe Shërbimit inteligjent rus-FSB.

Rasti i kryeredaktores së RT, Margarita Simonyan, kur gazetaret rus thërrasin për protesta dhe për luftë nuk është i vetmi. Gjatë protestave të muajit të kaluar në Beograd, ish gazetari i të përditshmes ruse Sputnik dhe tani raportues i RussiaToday, BorisMalagurski, kishte bërë thirrje për protesta masive në Serbi.

Protestat në Serbi kishin filluar si kundërshtim ndaj masave COVID-19, por shumë shpejt thirrjet dominuese ishin thirrje nacionaliste serbe, si“Të ruhet Kosova” etj.


 


MË SHUME NGA Lajme