FC Prishtina: Nuk ka ende një vendim final nga UEFA
BKT
Sport

FC Prishtina: Nuk ka ende një vendim final nga UEFA

FC Prishtina përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ende nuk ka një vendim nga UEFA për ndeshjen kundër Lincoln.

Skuadrës kryeqytetase i kanë dalë pozitivë tetë futbollistë para ndeshjes me Lincoln, e cila ka pasur të zhvillohet nga ora 18:00.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Nuk ka ende vendim final

Pas konfirmimit të tetë rasteve me të infektuar nga autoritetet, ende nuk ka vendim nga UEFA për fatin e ndeshjes.

Zyrtari i klubit për ndeshje, Bajram Shala është në kontakt me të gjitha autoritetet gjegjëse.