Thaçi:Serbia duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për Ukshin Hotin
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.
"Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin", ka shkruar në Facebook presidenti Thaçi, një ditë pasi që emisioni “Udhëve” i RTk-së publikoi dokumentet zyrtare serbe të cilat tregojnë si e vrau Serbia Ukshin Hotin.
Postimi i plotë i presidentit në "Facebook":
Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi. Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar.
Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.
Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin! HTH
























