Simboli i mizogjenisë nuk mund të jetë Simbol Lirie
Altin Ahmeti
Shamija, velloja, perçja, burka, ferexheja, cfardo emri që ti japim, përfaqëson një prej simboleve kryesore të mizogjinisë dhe shtypjes së gruas nga mbreti Hamurab, këtu e 3700 vite më parë, dhe që vazhdon ende në shoqëritë dhe popujt konservatorë.
Për herë të parë në historinë e njerzimit, në Kodin e Hamurabit ( Rreth vitit 1752 para Krishtit) por edhe në legjislacionin e mëpasëm asirian ( rreth vitit 1200 para Krishtit), gruaja dhe mënyra e saj e jetesës u kodifikua në ligjet e shtetit.
Vijoi të kodifikohej dhe në legjislacionet e shteteve tjera dhe librave të shenjtë që erdhën më pas.
Trupi i gruas nga kjo periudhë zyrtarisht konsiderohet pronë absolute e mashkullit, e babait dhe e burrit, dëlirsia e saj një objekt i mirë për negociata midis grupeve.
Duke filluar nga kjo periudhë detyrimi për të vënë Vellon, Shamin etj, u bënë praktika të zakonshme midis shtresave të aristokracisë shoqërore në Lindjen e Afërt, Uruk, Babilloni, shoqërisë persiane, Bizantit dhe qytetërimeve të mesdheut që rodhën njëra pas tjetrës.
Gratë e shtresave të larta nuk lejoheshin të dilnin pa Vello, ndërsa nuk ishte problem për skllavet, konkubinat dhe gratë e strukturave tjera shoqërore.
Ato ishin të lira.
Një lloj edhe në shoqëritë Arabe.
Në periudhën paraislamike, vetëm gratë e rangut të lartë mund të mbanin dhe kështu quheshin të respektueshme, në kundërshtim me ato, të cilave nuk u lejohej ta mbanin.
Shoqëritë arabe nuk përpunuan zakone të mirfillta të pavarura, por morën dhe praktikuan një sistem të trashëguar nga të gjitha qytetërimet paraegzistuese.
Velloja, Shamija, përdorej në Arabi që para profetit Muhamet, veçmas nga klasat e pasura shoqërore, sidomos në qytete, ndërsa ishte përhapur masivisht në vendet me të cilat arabët hyn në mardhënje si Siria dhe Palestina.
Në Kuran, rreshtat e vetëm që flasin për veshjet e grave, i diktojnë ato të mbajnë të mbuluara pjesët intime të trupit dhe të mbështjellin gjoksin me një shall (Sure 24:31)
Pra nuk kemi të bëjmë aspak me një simbol fetar apo hyjnor, qoftë të Islamit, urdhëra hyjnorë të cilat do ti detyronin gratë ti mbanin ato.
Thjesht, rregulla të pashkruara dhe të detyruara të zbatohen nga forca.
Ndaj, gratë në pjesën më të madhe të qytetrimeve sfiduan këto simbole shtypëse, çka nuk ndodhi në disa shoqëri konservatore si në Arabi dhe vendet tjera Islamike.
Këto vende vazhdojnë ti shtypin dhe ti mbajnë dhunshëm gratë dhe mënyrën e tyre të jetesës, duke përdorur si mbështetëse Fenë dhe klerikët që kanë tagrin të interpretojnë Librat e Shenjtë.
Edhe pse në Librin e Shenjtë nuk shkruhet apo thuhet që fytyra e gruas apo koka duhet të mbulohet.
Duke qenë kështu dhe pa mbështetje hyjnore, është turp që në shekullin e 21, ky Simbol i Mizogjenisë të kthehet në Simbol Lirie.
Më së paku nga avokatët e të drejtave dhe lirive civile. Edhe atëherë kur dikush nga injoranca mendon se është i obliguar ta mbajë.
/Statistikat dhe historia janë marrë nga /Një botë grash/Silvia Mantini/























