10:49 / 23.08.2020
Vdes nga Covid 19 edhe një 73 vjeçar nga Kamenica
Një 73-vjeçar nga komuna e Kamenicës ka vdekur nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.
Siç ka njoftuar Kastrati, numri i viktimave në Kamenicë ka shkuar në 10.
Postimi i plotë:
Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë.
Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën.
Ngushëllime të sinqerta familjes!























