12:50 / 23.08.2020
Thaçi: Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë (Video)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë të bekuar me bereqetin e tokës sonë.
Ai ka thënë se vreshtat e Rahovecit janë të mrekullueshme falë punës e bujqve të kësaj ane.“Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.























