Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

 

Mysafir i parë do të jetë Avni Abazi, aktor. Ai flet përn THEMELIMIN E TEATRIT "HONEY AND BLOOD THEATER" NË AMERIKË dhe
SHFAQJA E REALIZUAR NË AMERIKË "AN ALBANIAN A SERB AND THE SOLDIERS".

Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se 
ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?.

Ibish Asllani shef i Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK, flet për temën INFLACIONI NË KOHËN E PANDEMISË.

Ndërsa Egzona  Azemi, etnologe, flet për
GUIDA TURISTIKE NË KOHË PANDEMIE.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme