Bayern mposht PSG-në dhe fiton Championsin
BKT
Sport

Bayern mposht PSG-në dhe fiton Championsin

Skuadra gjermane Bayern Munchen e ka fituar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi e ka shënuar futbollisti Kingsley Coman në minutën e 59-të.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Lisbonë edhe pse paraprakisht ishte planifikuar të luhej në Stamboll.

Kujtojmë se kjo është e gjashta herë që bavarezët e fitojnë Championsin.