Latifi: Fillimi i vitit të ri shkollor sipas planit të MASHT-it
Sot ka qenë një takim mes kryetarëve të komunave dhe të kryeministrit Hoti, ku ishte prezent rdhe ministri i Arsimit, ku është diskutuar dhe bërë propozim-plani për fillimin e vitit të ri shkollor, i elaboruar nga ministri i Arsimit.
“Arsimi duhet nisur duke respektuar këshillat e IKSHPK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, ku janë propozuar tre skenare nga MASHT-i në përputhje me mjediset e komunave”, theksoi Lastifi në emisionin Imazh të RTK-së.
Më tej Latifi theksoi gatishmërinë e tij si kryetar i komunës së Rahovcit, i cili shtoi se duke respektuar masat e ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, ne jemi gati per arsim.
“Kjo ka rëndësi, që të tre skenaret janë të mundshme të realizohen”, shtoi ai.
Tutje ai përmendi edhe koronavirusin që po pengon çdo gjë në Koosvë, ku, ndër të tjera, tha se në rast rreziku nga virusi, mund te angazhohet edhe mjekësia familjare.RTKLive























