Latifi: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja
BKT
Lajme

Latifi: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se Kosova nuk ka nevojë t’i nënshtrohet një procesi të ri zgjedhor.

Duke folur në “Imazh” te RTK, Latifi ka thënë se Qeveria Hoti ka rastin të dëshmojë se është e suksesshme.

“Pavarësisht koalicionit të brishtë, kjo qeveri mund të kryejë disa punë të mira, dhe e ka shansin të tregojë suksese. Kosova nuk ka nevojë t’i futet një procesi të ri zgjedhor. Kur e kemi parasysh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, unë jam që qeveria ta kryejë mandatin”, ka thënë ai.

Latifi ka thënë se kur të vjen moment për zgjedhjen e presidentit të vendit, AAK-ja e ka kandidatin e saj, liderin e partisë, Ramush haradinajn.

Kryetari i Komunës së Rahovecit ka thënë se ka gatishmëri te kryetarët e komunave për organizimin e mësimit nëpër shkolla, mirëpo duke i respektuar rekomandimet e institucioneve dhe masat.

 


MË SHUME NGA Lajme