Latifi: Ligji për rimëkëmbjen ekonomike të miratohet sa më parë
Ligji për rimëkëmbjen ekonomike duhet miratuar sa më parë, ndryshe pasojat do të jenë enorme.
Kështu deklaoroi në emisionin "Imazh" në RTK, Ismail Latifi, kryetari i komunës së Rahovecit, sipas të cilit në të kundërtën komunat do të humbasin shumë në aspektin ekonomik.
Ai mori si shembull komunën e Rahovecit, ku, sipas tij, si pasojë e pandemisë ka humbje rreth 30 milionë euro deri më tani.
“Por mund të kalojë edhe më keq, nëse nuk merren masat e menjëhershme dhe, po të shtojmë edhe komunat tjera, humbjet janë enorme. Pasojat do t’i ndiejmë më vonë", tha ai.
Tutje, ai ka theksuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të mandatuar për të nxjerrë ligje për të mirë të qytetarëve.
"Ata që nuk janë në nivel të detyrës populli do t'i ndëshkojë me vota", shtoi Latifi./RTKLive























