Latifi: Dialogu Kosove-Serbi, spektri politik të jetë bashkë
BKT
Lajme

Latifi: Dialogu Kosove-Serbi, spektri politik të jetë bashkë

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës është mirë që ka ndodhur për të diskutuar për tema të rëndësishme, skundër është kjo e dialogut.

Në emsionin Imazh të RTK-së Latifi foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku sipas tij kjo është çështje themelore për të cilën duhet të diskutohet, në mënyrë që ecuria të jetë e mbarë.

“Ne duhet të jemi bashkë në një situatë të tillë, sepse është çështje mbi çështje, ndërsa lufta poloitike pozitë-opozitë duhet lënë anash” shtoi Latifi.

Ai rikujtoi se marrëveshja eventuale e arritur mes të dyja vendeve duhet ratifikuar në Kuvend, duke shtuar se duhet të jemi të kujdesshëm në ecje perpara.

Ndër të tjera Latifi shprehu bindjen se kufijtë e Kosovës nuk do të preken. Por theksoi se marrëveshja duhet të jetë kualitative, duke relativizuar idenë e pjesëmarrjes në dialog.

“Me rëndësi është kualiteti i marrëveshjes e jo pjesëmarrja në dialog, ndonëse ne kërkojmë që njerëzit tanë të jenë atje, por që nuk përbën temë”, sqaroi Latifi.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme