Haradinaj nderon dëshmorët e Brigadës 121 në 22-vjetorin e rënies së tyre
BKT
Lajme

Haradinaj nderon dëshmorët e Brigadës 121 në 22-vjetorin e rënies së tyre

Sot janë bërë 22 vite nga rënia e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative së Pashtrikut, komandantit Ismet Jashari si dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Me këtë rast kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar lartë sakrificën e dëshmorëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj.

"Në 22-vjetorin e rënies së bashkëluftëtareve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj, kujtojmë sakrificën e tyre për liri. Nderojmë përjetë, të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, veçanërisht komandantin Ismet Jashari - Kumanova. Ai mbeti shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut e guximtarit të pashoq", ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme