Veliu takohet me ambasadorin gjerman – flasin për çështjet e sigurisë
BKT
Lajme

Veliu takohet me ambasadorin gjerman – flasin për çështjet e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në këtë takim është diskutuar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë në vend, aktualitetin politik, si dhe për bashkëpunimin e mirë në projekte që përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Ambasadorin Rohde e njoftova me prioritetet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku rol kyç ka luftimi i të gjitha formave të krimit”.

“Në mënyrë të veçantë diskutuam çështjen liberalizimit të vizave, proces në të cilin përkrahja gjermane është jetike”.

“Diskutuam edhe për procese tjera të rëndësishme siç është njohja e ndërsjellë të patent-shoferëve”.


MË SHUME NGA Lajme