18:40 / 25.08.2020
Shala: Gjykatës Speciale t`i jepet mandat për hetimin e të gjitha krimeve
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka thënë se Gjykatës Speciale duhet t’i jepet mandat shtesë për hetimin e të gjitha krimeve në Kosovë.
Ai ka folur në “Imazh” te RTK.
“ Unë besoj që kërkesa për ndryshimin e mandatit të Gjykatës është e drejtë, gjykatës t’i jepet mandat shtesë për t’i hetuar të gjitha krimet. Atëherë do të mund të thuhej se ka një drejtësi ndërkombëtare. Sipas kësaj që po ndodhë me ushtarët e UÇK-së, thua ti se vetëm ne jemi ata që kemi bërë krime në Kosovë”, ka thënë Shala. “Po shihet që është një gjykëtë e krijuar për të dënuar UÇK-në dhe ushtarët e saj”.























