Musa: Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është i paralizuar
Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është i paralizuar, sepse 90 % të seancave nuk janë duke u realizuar, përkrundër faktit se të gjitha institucionet tjera janë duke punuar.
Kështu deklaroi avokati Skender Musa në emisionin Debat të RTK-së, i cili shtoi se vendimi i Këshillit Gjyqësor për ta reduktuar mbajtjen e seancave kaq shumë ka qenë vendim i padrejtë, për shkak se qytetarët kanë nevojë të zgjidhin çështjet e tyre në rrugë gjyqësore, qoftë në procedurë civile, administrative apo penale.
“Ky vendim është i paarsyeshëm, sepse nëse i referohemi institucioneve tjera të hetimeve në çështje penale, hetuesve të policisë, të cilët punojnë në kushte të rënda, ku mbajnë intervista, ku marrin pjesë për veprat penale nga 4 persona: hetuesi, shoqëruesi, i dyshuari dhe avokati i tij, në dhoma të ngushta”, deklaroi ai.
Më tyej avokati Musa sqaroi se ndërkohë që gjykatat i kanë kushtet mjaftë të mira, ku i kanë sallat me hapësirë shumë më të gjera, ku mund të mbajnë edhe distancën sociale, që kërkohet nga IKSHPK, prandaj them se arsyetimi gjykatave dhe Prokurorisë, se për shkak të pandemisë nuk mund të mbahen seancat gjyqësore është i paqëndrueshëm.RTKLive























