3 mënyra si ta përdorni Aloe Veran në varësi të llojit të lëkurës suaj
Pra nëse keni lëkurë të thatë, mikse apo me shumë yndyrë lexoni këshillat e mëposhtme.
Trajtimi për lëkurë të thatë
Për këtë trajtim ju duhen vetëm tre përbërës që mund t’i gjeni lehtë kudo. 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë vaj ulliri. Përziejini të gjitha këta përbërës në një enë ose në misker në mënyrë që xheli i aloes të shkrihet plotësisht e më pas vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë në mënyrë të njëtrajtëshme. Lëreni të thahet paksa e të veprojë për 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Trajtimi për fytyrë mikse
Njëjtë si më lart edhe për këtë trajtim do ju duhen vetëm tre përbërës. Në një enë përzieni 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë gjelle mjaltë dhe gjysmë banane. Hidhini të gjitha në misker dhe përzieni derisa të formohet një masë kremoze. Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë për 15 minuta e në fund shpëlajeni me ujë dhe sapun.
Trajtimi për fytyrë me yndyrë
Merrni xhelin e aloes në 1 lugë gjelle, përziejeni me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle kos. Mundohuni të arrini një masë sa më kompakte dhe të gjithë përbërjen vendoseni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 15-20 minuta e më pas shpëlajeni maskën me ujë dhe sapun.























