Tahiri: Pa AAK-në s`mund të zgjidhet presidenti
BKT
Lajme

Tahiri: Pa AAK-në s`mund të zgjidhet presidenti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kur t’i vije koha çështjes së zgjidhjes së presidentit një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa AAK-në.

Tahiri ka folur kështu në “Imazh” te RTK.   

“Presidenti nuk është temë, ajo vjen gjatë vitit të ardhshëm. Nuk po paragjykojmë për mandatin aktual. Ne nuk po e kontestojmë presidentin Thaçi. Por elefanti është në dhomë. Pa u dakorduar me AAK-në nuk mund të ketë president”, ka thënë ai.

Tahiri nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse do të dilet me marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, por ai ka thënë se përgatitjet që janë duke u bërë për takimin japin të kuptojnë se kihet të bëhet me një takim shumë serioz.

Tahiri e ka quajtur lajm të mirë përfshirjen e SHBA-së në dialog, duke thënë se kjo ka qenë edhe kërkesë e AAK-së.

Në kontekst të inicativës së Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai ka thënë se  Vetëvendosje po bjen ndesh me atë që e ka thënë gjatë kohës së rrëzimit të Qeverisë Kurti se si nuk duhet rrëzuar qeverinë në kohën e pandemisë.


MË SHUME NGA Lajme