19:04 / 27.08.2020
Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor më 15 shtator
Viti i ri shkollor 2020-2021, në Kosovë do të fillojë më 15 shtator.
Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 15 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.
Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.























