Nimanbegu: Synojmë rritjen e përfaqësimit tonë në Kuvend
BKT
Lajme

Nimanbegu: Synojmë rritjen e përfaqësimit tonë në Kuvend

Synim i kahmotshëm i shqiptarëve për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO është i arritur, Lista Shqiptare është i përbërë nga 5 parti politike, të cilat të gjtha janë të themeluara rreth pavarësimit të Malit të Zi e më vonë.

Kështu theksoi Genc Nimanbegu, kryesues i koalicionit "Koha është tani",  në Debat te RTK.

Ai shtoi se arsyeja pse po e përmend këtë është se çështjet identitare dhe strategjike të Malit të Zi tanimë janë të kryera dhe tani në këto zgjedhje ne synojmë të rrisim përfaqësimin tonë në mënyrë që të sigurojmë jo vetëm barazinë identitare, por edhe atë ekonomike, që ne për vite me radhë kemi ndierë se ishim të pabarabartë.

“Ne synojmë në përmirësimin e jetesës të shqiptarëve këtu, që të ndalet migrimi nga këtu”.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme