Zenka:Synojmë të realizojmë decentralizimin gjatë këtij mandati
Ne jemi optimist në këto zgjedhje, sepse jemi koalicion i parë, i cili është i organizuar në këto zgjedhje, i përbërë prej 5 partive politike, në fakt në këtë koalicion janë 3 parti politike e dy shoqata qytetare që kanë për aktivitet çështjet politike e organizative.
Kështu theksoi Mehmed Zenka, prijës i koalicionit “Bashkë një Za”, në emisionin Debat të RTK-së.
Tutje ai shtoi se ndonëse me një deputet ne jemi të kënaqur me anazhimin 4 vjeçarë të deritanishëm në Kuvend, por duke u bazuar në njësitë zgjedhore ne shqitarët e këtushëm kemi mundur të kemi deri 10 deputetë, por ne nuk shfrytëzuam si duhet ligjin e ri zgjedhor dhe kemi mbetur ashtu si kemi mbatur.
“Si ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në Mal të Zi, them se kemi lënë gjurmë me punën tonë në qeverisjen e kaluar, dua të përmend edhe aprovimin në Kuvend për lejimin e përdorimit të Flamurit kombëtar dhe ne synojmë të rrisim angazhimet për arritjen e planeve tona për mirëqenje dhe të sigurojmë vendet e garantuar në Kuvendin e Malit të Zi, si autokton që jemi, decentralizimi të bnëhet në këtë mandat”, deklaroi Zenka. RTKLive























