23:05 / 27.08.2020
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Drenas
Një person ka humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Me datën 27.08.2020 rrethe orës 21:20 min. ne fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit, është shkaktuar një aksident trafiku/Vet-Aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasoj i këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre te tjerë janë të lënduar”, ka thënë Hoxha.























